Dy oficerë policie janë vrarë me armë zjarri në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në rrugë nga dy efektivët e Policisë Rrugore në Kusel, pranë Kaiserslauternit.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë për autoritet që kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve.
Dy oficerët, 24 e 29 vjeç kanë komunikuar në radio me qendrën duke njoftuar se po kontrollonin një mjet të dyshimtë.
Pak çaste me pas ata kanë komunikuar sërish duke njoftuar se ndaj tyre po qëllohej me armë. Deri tani nuk ka ende asnjë të ndaluar apo dyshuar për ngjarjen tejet të rëndë.