Vendosni fjalën kyçe....

“Pomponi vodka përmes Nord Stream 2” – Nuland ironizon Rusinë


Teksa procesi i miratimit të gazsjellësit Nord Stream 2 të mbështetur nga Rusia ka ngecur prej disa muajsh, Moska duhet të shohë që në vend të gazit të eksportojë vodka, ka thënë një zyrtar i lartë i Uashingtonit duke bërë shaka me pyetjen e një gazetari.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari që tha se projekti është gati për të pompuar çdo gjë – ‘gaz, vaj ulliri apo vodka’ – gjatë një konference për shtyp, nënsekretarja e shtetit të SHBA Victoria Nuland tha me shaka se ‘vodka do të ishte e mirë’.

Megjithatë, ajo vazhdoi të këmbëngulë se SHBA do të sigurojë që sipërmarrja të ndalet nëse Moska përshkallëzon tensionet me Kievin, me shqetësimet se Moska mund të jetë gati të pushtojë fqinjin e saj. “Po e them çiltërsisht: Nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara”, paralajmëroi ajo.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj fjalëve të Nuland, duke u thënë gazetarëve se ‘disa përpjekje për shaka janë një gjë pozitive të paktën në këtë situatë’.

Sipas tij, është më mirë që zyrtarët amerikanë të gjejnë diçka për të bërë humor sesa të merren me ‘ngjalljen e tensioneve në Evropë’.