Vendosni fjalën kyçe....

Ulja e temperaturave mbush pediatrinë e Vlorës, deri në 90 vizita në ditë


Temperaturat e ulëta kanë sjellë shtimin e vizitave pediatrike në spitalin e Vlorës.

Deri në 90 fëmijë paraqiten çdo ditë në spital për vizita e ndihmë mjekësore, ka thënë shefja e këtij shërbimi në qytetin bregdetar, shkruan Shqiptarja.

“Numri i vizitave në 24 orë varion deri në 70 vizita, por varet nga dita në ditë. Të dielën, numri i vizitave shkon deri në 90 vizita. Problematika është e ngjashme, me këputje, temperaturë të lartë, të vjella dhe dhimbje fyti e trupi”, tha mjekja Rina Llanaj.

Ajo ka këshilluar nënat që të jenë më të vëmendshme lidhur me gjendjen shëndetësore të të miturve e të kërkojnë ndihmë mjekësore në rastet kur të miturit kanë shqetësime.