Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa reagon ndaj Spiropalit: “Zonja e Doganave” të japë llogari për takimet me oligarkët


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar ndaj Ministres Elisa Spiropali pas ironisë që bëri me Lulzim Bashën.

Zhupa e quan Spiropalin “Zonja e Doganave” duke i nxjerrë një foto me biznesmenin Pëllumb Salillari.

Deputetja e PD-së i kërkon Spiropalit të japë llogari për takimin me biznesmenin që sipas saj gjallon falë klientelizmit të qeverisë.

Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan Zhupa.