Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një grua e pajetë në një klinikë dentare në Durrës, policia dyshon se është vetëvarur


Një grua e pajetë është gjetur në një klinikë dentare në Durrës.

Policia dyshon se shtetasja F.Y 55-vjeç është vetëvarur në klinikën ku punonte si sanitare.

Viktima është gjetur nga mbesa e pronares së klinikës.

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, në klinikën dentare në pronësi të shtetases E. E., është gjetur nga mbesa e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetasja F. Y., rreth 55 vjeç, e cila punonte si sanitare në këtë klinikë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.