Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot shkarkimin e Metës si president


Gjykata Kushtetuese pritet shqyrtojë sot kërkesën e PS-së për shkarkimin e presidentit Meta.

Seanca e sotme, vjen tetë muaj pasi 104 deputetë të PS-së e opozitës parlamentare, votuan për shkarkimin e kreut të shtetit duke e akuzuar këtë të fundit për shkeljen e Kushtetutës për disa prej vendimeve të tij.

Mes argumenteve të dhëna nga deputetët për shkarkimin e tij janë cenimi i marrëdhënieve me SHBA-në pas deklaratave të Metës ndaj ambasadores amerikane, thirrje për veprime të dhunshme, cenim i sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme, etj.

Në seancën e sotme pritet që palët të paraqesin argumentet që mbështesin qëndrimin e tyre. Tani për tani Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë për të qenë e plotë.

Për të ndodhur shkarkimi duhet që nga 7 anëtarë, 5 prej tyre të votojnë pro ndërsa në seancë duhet të marrin pjesë të paktën 6 anëtarë.