Vendosni fjalën kyçe....

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë


Policia italiane ka vënë në pranga 17 persona në kuadër të një operacioni antidrogë. Siç rapotojnë mediet e shtetit fqinj, arrestimet u kryen në agimin e së martës së 1 shkurtit, ku mbi 100 karabinierë ekzekutuan 17 urdhëra arresti. Të arrestuarit ishin shqiptarë, afrikano-veriorë, italianë dhe një shtetas holandez, të cilët janë identifikuar si menaxherët e një objekti mbresëlënës të trafikut të drogës.

12 prej të arrestuarve u mbajtën në paraburgim, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në “arrest shtëpie”.

Grupi dyshohet se trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara posaçërisht.

Operacioni i quajtur “Fontanella 2019” kishte nisur në shkurt 2019. Bazat operacionale të trafikut të kokainës ndodheshin në zonën e Bergamos dhe në provincën e Monzas dhe Brianzas. Droga ka mbërritur në Itali nëpërmjet korrierëve. Gjatë hetimeve u sekuestruan 24 kilogramë kokainë, e cila do të jepte deri në dy milionë me pakicë, por edhe një armë dhe para të gatshme për 300 mijë euro. Sot janë sekuestruar edhe 33 kilogramë hashash dhe 4.5 kilogramë kokainë, si dhe para të gatshme me origjinë të paligjshme për mbi 60 mijë euro.