Ambasadorja amerikane Kim ka takuar ministrin e Drejtësisë, Manja.
Ajo shkruan në Twitter se gjatë takimit është diskutuar mbi ecurinë e reformës në drejtësi, uljen e numrit të çështjeve të pazgjidhura nga Gjykata Administrative.
Po kështu Kim thekson se zyrtarët e përfshirë në korrupsion duhet të përballen me pasojat ligjore dhe se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi.
“Takim shumë produktiv me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatim të Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fokusin në eliminimin e mangësive dhe joefikasistetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative. Shqetësimet e qytetarëve janë për të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investimet e huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; si dhe imponimi i pasojave për zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi”, shkruan Kim në postimin e saj.