Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Kërkesa është dorëzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përfshin në koalicion Partinë Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka dhe grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në emër të “Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, e pa regjistruar si parti.
Sikurse vihet re në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe ka si siglën e vet një rreth ngjyrë blu, në gjysmën e poshtme të tij me flamurin kuq e zi.
Pritet vendimi i KQZ-së në lidhje me kërkesën e LSI-së.