Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Me Berishën është një bashkëpunim teknik, jemi rreshtuar kundër Ramës


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Report TV tha se bashkëpunimi me Sali Berishën është teknik dhe ka të bëjë me procesin administrativ.

Kryemadhi tha se LSI-ja është rreshtuar në opozitë kundër Ramës.

Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën është me grupin e rithemelimit. Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçin. Kam komunikuar në telefon me zotin Klevis Balliu për Lushnjën. Ne jemi të rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës. Nuk bëjmë gjasme sikur jemi kundër Edi Ramës dhe ndërkohë nënshkruajmë koncesione para, tenderë, leje ndërtimi nga Edi Rama. Ne jemi në ballore me të. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës. Sigurisht që kemi dhe rilindjen blu, rilindja mavi dhe rilindja blu aty janë bashkë nuk na bën asnjë lloj përshtypje kjo gjë”, tha Kryemadhi.