Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkoi përjashtimin e anëtarëve të Kushtetueses për çështjen ndaj tij, zbulohen argumentet që jep presidenti (Letra)


Presidenti Meta i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke argumentuar pse disa prej anëtarëve të këtij institucioni duhet të dorëhiqen nga çështja  shqyrtimit të shkarkimit të tij nga Kuvendi.

Në një dokument të gjatë, kreu i shtetit paraqet të gjitha arsyet që sipas tij vënë në dyshim paanshmërinë e disa prej anëtarëve të kësaj gjykate lidhur me çështjen ndaj tij.

Sipas Metës, tre anëtarët e kësaj gjykate, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo, Marsida Xhaferllari e Vitore Tusha duhet të dorëhiqen pasi janë në konflikt interesi.

Në dokument jepen argumentet sipas presidencës për secilin anëtar të Gjykatës Kushtetuese për të cilin kërkohet dorëheqja nga çështja në fjalë.

Lidhur me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, presidenca vëren se ajo është duke e ushtruar detyrën edhe pse ka 5 vite që i ka përfunduar mandati.

Për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo në dokumentin e presidencës theksohet se prej datës 24 dhjetor 2021, kanë dalë në publik fakte që bëjnë të vihet në dyshim paanshmëria e tij. më tej thuhet se Kalo ka publikuar një shkrim në median Shqiptarja i cili e impikon në rolin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe për sa i përket konfliktit të interesit në çështjen në fjalë.

Ndaj anëtares së Kushtetueses Fiona Papajorgji, presidenca vëren se ndaj saj është kërkuar hetim disiplinor lidhur me rolin e saj në vendimin e Gjykatës për padinë e Shoqatës së Bashkive lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

*Kërkesën e plotë të presidentit e lexoni KËTU