Vendosni fjalën kyçe....

Meta sqaron takimin me Sali Berishën: Tjetër gjë takimi dhe tjetër gjë konsultimi


Presidenti Ilir Meta ka sqaruar në emisionin “Pushteti” në Fax News, takimin me Sali Berishën.

Meta tregoi versionin e tij të takimit me ish-kryeministrin duke thënë se është takuar para 2-3 ditësh.

Arsyeja sipas Metës ka qenë se ka kërkuar takim me Berishën që para 14 muajsh por nuk ka qenë e mundur ta takojë dhe momenti ishte para disa ditëve.

“Duhet të ndajmë dy gjëra; tjetër gjë takimi, tjetër gjë konsultimi, tjetër negociatat, se kolegu juaj Çim Peka, është një ngatërrestar i paparë dhe këtë gjë e kam vuajtur vetë. Ne, jemi takuar me zotin Berisha. Unë e kam kërkuar prej shumë kohësh, që në muajin nëntor para zgjedhjeve. U bënë 14 muaj që nga ajo kohë, dhe ai ka pasur disa probleme, për çështje familjare të tij dhe më në fund u takuam para 2-3 ditësh.

A mund të quhet sekret, kur takohesh me Çim Pekën? Në kuptimin e mirë dhe profesional flas. Unë me zotin Berisha, takohem në çdo sekondë, çdo njeri që troket në këtë derë këtu, është i mirëpritur, çdo aktor politik. Unë nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo nuk është karrigia ime, kjo është në shërbim të shtetit, të institucioneve dhe të gjithçka tjetër.

Ndërsa, zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë time 24 orë kur të dojë. Por, kjo nuk do të thotë që ne, ndajmë të njëjtat qëndrime, për çështje të ndryshme, ashtu si dhe nuk i kemi ndarë kur ai ka qenë në Qeveri.

Po ja është Po, dhe Jo-ja është Jo! Dhe kjo gjë na bashkon me njëri-tjetrin”– tha Meta.