Vendosni fjalën kyçe....

Nga bashkëpunimi me Berishën te aktiviteti pas 24 korrikut, deklaratat e Presidentit Meta


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Pushteti”, foli për procesin në Gjykatë Kushtetuesen për shkarkimin nga Kuvendi, bashkëpunimin me Sali Berishën dhe aktivitetin e tij pasi t’i mbarojë mandati.

Meta thotë se nuk ka asnjë shqetësim për çështjen në Kushtetuese ndërsa thotë se përveç saj ka edhe Gjykatë Evropiane.

Zero shqetësim dhe vëmendje për çështjen në Gjykatën Kushtetuese.  Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë Evropiane. Kam vite që luftoj që Shqipëria të mos mbetej asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese”-tha Meta.

Për Berishën, Kreu i Shtetit tha se e bashkon interesi kombëtar dhe arritjet e njëjta politike.

“Nuk më shqetësojnë akuzat e Bashës. Problem do të ishte nëse kundër meje do të ishte lideri historik i PD, “magneti i kësaj toke”, Sali Berisha. Ku bashkohem dhe ndahem me Sali Berishën? Na bashkon interesi kombëtar dhe që çdo gjë e kemi arritur vetë në jetë dhe në politikë. Ndahemi për 28-29 Nëntorin”– tha Presidenti.

Meta u shpreh se pas 24 korrikut do jetë në dispozicion të popullit të 2 marsit por nuk tha nëse do rikthehet te LSI-ja.

Pas 24 korrikut 2022, do të jem 24 orë në dispozicion të popullit të 2 marsit dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm. Pas poezive për Skënderbeun, shumë shpejt do këndoj këngën simbol të Fatmira Breçanit“./Hashtag.al