Nicolas Cage, i cili do të luajë rolin kryesor të Drakulës në filmin horror të ardhshëm të Chris McKay, ‘Renfield’, ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i ‘elementit goth’ dhe madje zotëron një sorrë të zezë si kafshë shtëpiake.
Në një intervistë të fundit me Los Angeles Times, Cage foli për rolin si dhe për jetën e tij jashtë ekranit. Aktori 58-vjeçar zbuloi se zotëron një sorrë të quajtur Hoogan.
“Sorrat janë shumë inteligjente. Dhe më pëlqen pamja e tyre. Më pëlqen elementi goth. Unë jam goth.” – tha ai.
Zbulimi, megjithatë, mund të mos jetë aq tronditës për shumicën e fansave të Cage, duke pasur parasysh se ai është i njohur për rolet e tij mjaft të ndezura dhe të çuditshme në filma të tillë si ‘Puthja e Vampirit’ e vitit 1989, ku ai luan një burrë të bindur se është një vampir. D
uke folur për rolin e tij si Drakula, Cage tha se ai u frymëzua nga filma të tjerë horror, si ‘Malignant’ i vitit të kaluar, ‘Dracula’ i Bela Lugosit në 1931 dhe ‘Bram Stoker’s Dracula’ i Francis Ford Coppola 1992.