Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca për shkarkimin e Metës, këshilltari ligjor: Ka anëtarë që duhet të dorëhiqen nga çështja, dyshime mbi paanshmërinë e tyre


Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do shqyrtohet shkarkimi i presidentit Meta. Në hyrje të sa, kryetarja e kësaj gjykate, Tusha ka thënë se lidhur me çështjen në fjalë parashikohet një procedurë e veçantë.

Përfqësuesi ligjor i presidentit, Bledi Dervishaj nga ana e tij ka thënë se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë konflikt interesi për çështjen në fjalë e kësisoj duhet të heqin dorë.

“Çështja është paraqitur në qershor 2021 e po shqyrtohet vetëm në shkurt 2022. Kërkesa lidhet me anetarët e trupës gjykuese, pasi ka shkaqe që i bën ata të njëanshëm në shqyrtimin e kërkesës. Ka gjyqtarë të cilët duhet të japin dorëheqje nga kjo çështje. Kërkoijmë që çdo anëtar të shprehet për paanshmërinë e tij. ka disa shkaqe që vënë në dyshim paanshmërinë e anëtarëve të gjykatës.” – ka thënë Dervishaj gjatë seancës.

Presidenti Meta nuk merr pjesë në seancë po për faqësohet nga Këshilltari Ligjor Bledi Dervishaj e Drejtoresha Juridike, Katrin Treska. Meta u shkarkua në seancën e 9 qershorit nga 104 deputetë. Ata e akuzuan kreun e shtetit për shkelje të Kushtetutës. Seanca e sotme vjen tetë muaj më pas dhe pasi është shtyrë disa herë më parë.

Pak ditë më parë Meta kërkoi hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Kushtetueses, Fiona Papajorgji, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për padinë e Shoqatës së Bashkive mbi zgjedhjet e 30 qershorit.