Tre persona nuk janë gjetur pas rënies së një mjeti në lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.
Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ në rrugën Elbasan-Librazhd ku një makinë me të cilën udhëtonin pesë persona ra në ujë.
Mjeti është rrokullisur disa herë e më pas ka përfunduar në ujë. Deri tani nga mjeti janë nxjerrë të gjallë dy persona ndërsa tre të tjerë nuk janë gjetur ende.
Në vend kanë mbërritur forca policie e ato zjarrfikëse po shirat e dendur e niveli i ujit e kanë vështirësuar operacionin.