Vendosni fjalën kyçe....

OBSH përmend një tjetër rrezik të pandemisë: U krijuan 87 mijë tonë mbeturina nga maskat, shiringat e dorezat


Sasia e madhe e maskave të grumbulluara gjatë pandemisë në të gjithë globin është kthyer në një rrezik për shëndetin dhe mjedisin, kështu ka paralajmëruar të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Miliarda maska ​​për fytyrën, doreza dhe veshje mbrojtëse për të gjithë trupin krijuan rreth 87 mijë tonë mbetje mjekësore ndërsa bota luftonte me Covid-19 midis marsit të vitit 2020 dhe nëntorit të 2021-shit.

Shiringat, gjilpërat dhe kutitë e sigurisë nga makina e vaksinimit shtuan edhe 143 tonë mbeturina të tjera, sipas agjencisë.

Rreth 30% e objekteve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën, veçanërisht ato në vendet më të varfra, nuk ishin të pajisura mirë për të përballuar mbetjet ekzistuese as përpara shfaqjes së koronavirusit. Por pandemia i ka vënë ata nën presion edhe më të madh, tha OBSH sipas RT-së.

Agjencia theksoi “nevojën e madhe” për të përmirësuar sistemet e menaxhimit të mbetjeve mjekësore, duke shtuar se si qeveria ashtu edhe publiku do të duhet të ndërhyjnë për të arritur këtë qëllim.

Sipas OBSH-së, investimet duhet të rriten në zhvillimin e teknologjive të “trajtimit të mbetjeve pa djegie” në mënyrë që të mbrohet ekologjia. Po ashtu prodhuesit këshillohen që të përdorin paketim dhe transport “eko-miqësor” për produktet mjekësore, si dhe pajisje të ripërdorshme dhe materiale të riciklueshme ose të biodegradueshme.

“Ne mësuam se njerëzit janë të veshur me PPE (pajisje mbrojtëse personale) të tepërta.”– tha Dr. Margaret Montgomery, oficerja teknike e njësisë së ujit, kanalizimeve, higjienës dhe shëndetit të OBSH-së. “Për sa i përket vëllimit, është i madh.”

Montgomery vuri në dukje se publiku duhet të “bëhet më shumë konsumator i ndërgjegjshëm” në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të mbetjeve mjekësore.