Vendosni fjalën kyçe....

PD sulm Ilir Metës: Sot Berisha u strehua në partinë e tij, po i përdorin demokratët për hallet e veta


Partia Demokratike ka publikuar një video përmes së cilës sulmon presidentin e vendit Ilir Meta, kjo pas arritjes së një koalicioni mes Komisionit të Rithemelimit me partinë e themeluar nga ai, LSI-në.

Sipas mesazhit të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin demokratët për interesat e tyre personale ndërsa thekson se shqiptarët duhet të ndahen nga politika e vjetër.

“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.”- thuhet në tekstin që shoqëron videon e publikuar nga zyra e shtypit e selisë blu.