Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja shuan dilemën për Bashkinë e Lushnjës, PD-ja nxjerr emrin edhe për Rrogozhinën


Eriselda Sefa dhe Ferdinand Saraçi

Partia Socialiste ka shuar dilemën e fundit të kandidatëve të cilën e kishte në Bashkinë e Lushnjës.

Edhe në këtë bashki socialistët do garojnë me kryetaren në detyrë Eriselda Sefën e cila mori frerët e qeverisë vendore pas arrestimit të Fatos Tushes.

Ndërsa PD-ja vetëm sot nxori emrin për Durrësin ku do garojë me Luan Hotin, ka dalë edhe një kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës.

Kështu në Rrogozhinë, PD-ja ka zgjedhur Ferdinand Saraçi.

Tashmë në 4 nga 6 Bashki kemi kandidaturat e plota ku do garojnë deri më tani me nga 3 kandidatë të mbështetur nga formacione politike.