Në vend kanë rinisur reshjet e borës. Zonat ku flokët e saj kanë mbuluar tokën janë qarqet e Dibrës e Korçës ku ka pasur reshje më të dendura.
Deri tani nuk raportohet për bllokim të ndonjë rruge me përjashtim të Qafës së Murrizit në Rrugën e Arbrit ku po punohet për hapjen e saj.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që ta shmangin Rrugën e Arbrit e në vend të saj të ndjekin rrugën e zakonshme Klos-Burrel-Ulëz.
Në rrugët që përfshijnë Qarkun e Dibrës drejtuesit e mjeteve duhet të vënë zinxhirët e po kështu edhe në atë të Korçës.