Vendosni fjalën kyçe....

Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e tij, Meta poston foton i buzëqeshur: Duke përcjellë Bledin e Katrinën për në Gjykatë


Kreu i Shtetit Meta ka postuar një foto nga Presidenca bashkë me dy juristët e institucionit, të cilët do jenë të pranishëm në seancën në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e parlamentit 8 muaj më parë për shkarkimin e tij.

Meta shfaqet i buzëqeshur ndërsa e shoqëron foton me një mesazh dhe simbolin me dy gishtat lart.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë.” – shkruan Meta në Facebook.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese vjen pas vendimit të 104 deputetëve tetë muaj më parë për shgkarkimin e tij.

Deputetët e akuzojnë Metën për shkelje të Kushtetutës në disa qëndrime e vendime të marra prej tij.

Ndërkohë kreu i shtetit ka deklaruar në disa qëndrime e konferenca për shtyp se gjatë gjithë ushtrimit të detyrës ka respektuar ligjet e vendit dhe Kushtetutën e tij. Seanca në Kushtetuese është shtyrë disa herë më parë.

Sot palët pritet të paraqesin argumentet respektive. Për të shkarkuar presidentin duhen 5 vota pro nga 7 anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese ndërsa në votim duhet të marrin pjesë të paktën 6 anëtarë.