Parlamenti ukrainas ka ratifikuar një marrëveshje me Britaninë për të siguruar më shumë se 2 miliardë dollarë fonde për ndërtimin e anijeve që mund të gjuajnë raketa dhe modernizimin e flotës së saj mes tensioneve me Rusinë fqinje.
Parlamenti miratoi kontratën me 275 deputetë që votuan për masën, mbi pragun e kërkuar prej 226 për një shumicë të thjeshtë.
“Marrëveshja ofron mbështetje zyrtare për Ukrainën në formën e kredive që nuk i kalojnë 2.3 miliardë dollarë,” sipas një fletushke nga Departamenti Parlamentar i Informacionit.
Duke folur në parlament, zëvendësministri i Mbrojtjes Alexander Polishchuk tha se ‘dispozitat e marrëveshjes kuadër parashikojnë zbatimin e projekteve investuese për blerjen dhe prodhimin e përbashkët të dy anijeve minagjetëse, duke përfshirë dorëzimin dhe mirëmbajtjen e tyre’.
Ai gjithashtu vuri në dukje se marrëveshja do të lejojë ‘ndërtimin e përbashkët të tetë anijeve dhe fregatave me raketa, dërgimin dhe modernizimin e armëve në anijet ekzistuese, këshillimin dhe mbështetjen teknike për ndërtimin e infrastrukturës detare’.