Vendosni fjalën kyçe....

Videoja në “Tik-Tok” i kushton të riut në Tiranë, gjobitet dhe i sekuestrohet makina


Një i ri në kryeqytet e ka pësuar pas një videoje që kishte hedhur në rrjetin e tij social “Tik Tok” ku shfaqej duke bërë xhirime gomash dhe drift me mjetin e tij “BMW X5”.

Videoja ishte publikuar mbrëmjen e 31 janarit por policia rrugore e Tiranës e ka gjetur mjetin dhe e ka sekuestruar, si dhe i ka vënë drejtuesit një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja për shkelje të “Kodit Rrugor Republikës Shqipërisë”.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për  shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim  krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.