Kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me strukturat e degës 14 në Tiranë.
Në fjalën e tij Basha tha sulmi barbar i Sali Berishës ndaj demokratëve dhe ndaj selisë blu u bë për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës.
Ai theksoi se nuk e llogarit sulmin e denigrimin i tij si kryetar nga ana e Berishës pasi ka zgjedhur vetë t’i vërë gjoksin situatës për të shmangur përçarjen mes demokratëve.
“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vetë zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës? Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë, që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?” – tha Basha.
se vendi po përballet me kohë të errëta ndërsa u zotua se ajo që është demokrate nuk do përlyhet nga hijet e korrupsionit e mbetjet e së shkuarës.
Kryedemokrati theksoi se vendi është shumë pranë arritjes së një prej ëndrrave sç është ajo e një Shqipërie normale, të lirisë së fjalës e pronës, besimit, lirisë së tregut.
“Kohët janë të errëta, sfidat janë të mëdha, por çfarë është shqiptare do të mbetet shqiptare, çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, e nuk do të përlyhet as nga hijet e korrupsionit, as nga mbetjet e të shkuarës, dhe as nuk do të lejojmë të komprometojnë e të mbajnë peng Shqipërinë, e të mbajnë në vend Shqipërinë. Jemi kaq afër arritjes, i një prej ëndrrave me të cilat kemi lindur, një Shqipërie normale, të zhvilluar. Një Shqipërie të lirive, të lirisë së fjalës, lirisë së pronës, lirisë së besimit në Zot, lirisë së lëvizjes, lirisë së tregut.” – tha Basha.