Pesë fshatra në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike pas dëmtimit të një shtylle të tensionit të lartë.
Bëhet fjalë për fshatrat Tale, Shënkoll, Rrilë, Grykë Lumi e Barbullojë si dhe disa fshatra në Kurbin.
Fshatrat janë në errësirë që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa nuk ka ende ndonjë të dhënë se kur do rikthehet energjia.