Pothuajse gjysmë shekulli pasi u vodh, një statujë romake e perëndisë Bacchus i është rikthyer muzeut francez.
Statuja e bronzit e shekullit të parë e Baçhus si fëmijë u vodh në dhjetor 1973, së bashku me 5000 monedha romake.
Detektivi i artit Arthur Brand gjurmoi statujën kur ajo iu ofrua një klienti nga një koleksionist austriak.
“Pesëdhjetë vjet pas një vjedhjeje, është e padëgjuar që diçka të kthehet. Zakonisht ajo është e shkatërruar.”- tha ai për BBC-në.
Statuja 40 cm e lartë u gërmua në fshatin galo-romak të Vertillumit në Francën lindore në vitin 1894 dhe vite më vonë u shfaq në një ekspozitë në Paris të veprave më të mira të artit të Francës.
Kur dedektivi Brand ia dorëzoi statujën muzeut “Musée du Pays Châtillonnais” këtë javë, drejtoresha Catherine Monnet tha se e kuptoi se sa më e bukur ishte vepra e vërtetë në krahasim me kopjen që ishte ekspozuar.
Studiuesi holandez i artit, i cili ka krijuar një reputacion për gjurmimin e kryeveprave të vjedhura në mbarë botën, tha se muzeu ishte “mahnitur” kur ai u tha atyre se kishte gjurmuar statujën e tyre të humbur.