Nënkryetari i PD-së Alibeaj ka kërkuar zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Ai tha se Kuvendi nuk ka punuar për disa javë për shkak të pushimeve dimërore e për këtë arsye duhet që afati të shtyhet për të rikuperuar kohën e humbur.
Alibeaj theksoi se zgjatja e punimeve të komisionit do ndihmojë në hetimin më të plotë të asaj që e quajt aferë korruptive të inceneratorëve.