Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kërcënimi i ambasadës ruse i papranueshëm, parlamenti duhet të ishte në këmbë po vendi drejtohet nga argati i Vuçiçit


Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Kuvendit që të miratojë një rezolutë për të shprehur solidaritetin me Ukrainën që kërcënohet nga Rusia.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai theksoi se ambasada ruse ka kërcënuar me një letër Shqipërinë duke shkelur çdo kufi.

Berisha tha se në Kuvend duhet të diskutohet kjo çështje duke akuzuar kryeministrin Rama se është argat i presidentit serb, Vuçiç.

“Dua të denoncoj letrën e këërcënimin e ambasadës ruse drejtuar Shqipërisë. Sot Rusia kërcënon të poërdorë armët bërthamorte kundër vendeve të lira. Të pushtojë një vend sovran. Parlamenti duhet me urgjencë të miratojë një rezolutë klu të shprehë solidaritetin e tij me Ukrainën. Shqipëria është vend i NATO-s po që drejtohet nga një argat i Beogradit. Kërcënimi i Rusisë duhet të ishte çështje debati kryesor në parlament sot. Po çfarë pret nga një argat i Aleksandër Vuçiçit. Çfarë të drejte ka ambasada ruse t’i dërgojë letër kërcënuese Shqipërisë. E keqja më e madhe e kohës sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit.”­ – tha Berisha.