Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk votoj zgjatjen e organeve të vettingut


Ish-kryeministri Sali Berisha në intervistën e tij për emisionin “Log” në ABC News deklaroi votën e tij kundër zgjatjes së efektit të organeve të vettingut.

Duke qenë se zgjatja e organeve të vettingut kërkon ndryshimin e Kushtetutës, Berisha del hapur kundër këtyre ndryshimeve duke thënë se nuk kërkon të bëhet “më bashkëfajtor”.

“Vetingu, mekanizmi më shkatërrimtar i sistemit të drejtësisë. Unë nuk bëhem më bashkë-fajtor të një sistemi që la Shqipërinë 100% të kapur nga narko-ekzekutivi që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor që i kushtoi këtij vendi miliarda euro për çështje civile që ka bllokuar investimet e huaja në Shqipëri. Pas 2 vitesh funksionim të Gjykatës së lartë janë mijëra dosje. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte shumë probleme por ishte ky sistem që me arrestimin e bandave bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”-deklaroi Berisha.

Berisha e cilësoi sistemin e ri të drejtësisë zgjatim të seksionit të Partisë Socialiste duke përmendur regjistrimin e Veliajt që kërcënonte Dukën me SPAK.

Me një fjalë ky sistem u  transformua i tëri në seksion të PS. A e dëgjove regjistrimin e Erion Velisë a duhet unë ti them SPAK, skape. Ai tha skape, SPAK-un e bënë në një institucion që ndërsejnë si të duan. Çfarë tha Rama, ishte e folur pa dorashka, pikërisht pse ishte pa dorashka ajo është e kapur. A u mund të pranojë unë një proces gjalli i shtrigave”-deklaroi Berisha.