Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Për primaret në Shkodër nuk pati asnjë ankesë, nuk di nëse ka ndërhyrë Voltana Ademi për Spahinë


Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log” në Abc i pyetur nëse ka ndërhyrë Voltana Ademi që Spahia të merrte më shumë vota, tha se nuk ka pasur pakënaqësi, megjithëse nuk e mohoi një gjë të tillë.

Nuk kam në mënyrë absolute asnjë ankesë, kam komunikuar me të gjithë kandidatët dhe kam zero ankesë. Por më lejo pak, këto ishin primaret e para të vërteta dhe do përmirësohen. Por në këtë proces unë informoj qytetarë dhe anëtarë të PD se lobingjet janë pjesë e këtij procesi. Nëse merr pjesë në këtë garë përpiqesh të lobosh që të marrësh mbështetës sa më shumë. Ose ti bën kalkulimet tuaja dhe e sheh se ti vërtet nuk fiton dhe ti bën një “deal” me personin që mendon se mund të fitojë. Këto janë pjesë të pandalshme në Primaret e SHBA dhe kudo. S’kam asnjë ankesë sot”, tha Berisha.