Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Qytetarët që u prishen banesat janë mashtruar nga Rama e Veliaj, do ndërtohen pallate 35 katëshe


Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza ndaj qeverisë lidhur me prishjen e banesavetë tyre në zonën e Laprakës, 5 Majit e Paskuqanit.

Gjatë fjalës së tij në seancë, ai tha se kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj po i mashtrojnë qytetarët duke qenë se nuk u kanë ofruar asnjë kontratë, asnjë marrëveshje.

Berisha theksoi se Rama e Basha janë partnerë në vjedhjen që sipas tij po u bëhet qytetarëve në zonën e 5 Majit.

“Qindra qytetarë protestuan disa orë se u prishen shtëpitë. Kreu i Meduzës deklaroi se u kemi dhënë më shumë se u takon. Kjoi është një gënjeshtër e pastër. Kam këtu dokumentin që tregon se ajo që u është dhënë nuk është kontratë po thjesht një vetëdeklarim. Po ky ka zero vlerë. Është një mashtrim i turpshëm që përdoret ndaj tyre. Narkoqeveria i trajton ata si armiq. S’ju ka ofruar asgjë veç mashtrimit. Qeveria do të vjedhë në ndërtesën që do ngrihet mbi truallin e tyre. Ndërtesat do bëheshin 7 kate, do bëhen 35 kate e prapë nuk ngopen duke vjedhur. Kreu i Meduzës e Lulzim Brava, pengu i tij kanë bashkuar ryshfetet. Ky parlamenti nuk meriton të ekzistojë.” – tha Berisha.