Vendosni fjalën kyçe....

Biznesi i vëllait të kandidatit të përfolur të PD për Vorën ka ndërtuar pa leje dhe mbi kolektor


Kandidati i përfolur për PD-në për Bashkinë e Vorës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit përveçse është hetuar për korrupsion galopant gjatë kohës ishte drejtues i komunës Bërxull, në Tiranë e implikon edhe një çështje tjetër.

Biznesi i vëllait të Ymer Markut ka kryer një ndërtim mbi kolektor në fshatin Domje.

Ndërtimi i nga ana e biznesit të vëllait të Ymer Markut mbi kanalet kulluese u ndërtua jo vetëm pa leje, por gjithashtu edhe mbi ujësjellës duke rrezikuar sistemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Në foto shihet se si objekti i dëmtuar edhe nga tërmeti i 2019 riparohej vitin e kaluar.

Gjithashtu në hartë shihet edhe objekti i ndërtuar mbi kolektorët e zonës.

Hetimi për korrupsion për Ymer Markun

Në vitin 2010, Marku është akuzuar dhe paditur nga Inspektorati i Pasurive për fshehje të pasurisë.

Asokohe Ymer Marku ishte drejtues i komunës Bërxull, në Tiranë. Sipas ILDKP-së, Ymer Marku, drejtues i komunës Bërxull, Tiranë, nuk ka arritur të justifikojë burimin e krijimit të pasurive së tij.

Sipas këtij institucioni janë pesë objekte pasurore që nuk janë deklaruar saktë nga Marku dhe që kapin vlerën e 22 milionë e 656 mijë lekëve.

Pasuritë e padeklaruara saktë të Markut, sipas ILDKP-së, janë një Bar-Restorant në Domje që kapte një vlerë prej mbi 12 milionë lekësh por ishte deklaruar mbi 7 milionë lekë më pak, një automjet të deklaruar mbi 800 000 lekë më pak se sa vlera reale që kishte dhe disa depozita bankare.