Vendosni fjalën kyçe....

Dervishaj: Nuk ka pasur dhe nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit


Pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, përfaqësuesi i tij ligjor Bledar Dervishaj foli në një prononcim për mediet mbi atë çfarë u diskutua në gjykatë.

Dervishaj deklaroi se në Kushtetutën tonë “që në preambul dhe në nenet fillestare të saj përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor, dhe kur një proces i rregullt ligjor e sipas ligjit nuk u realizua nga Kuvendi i Shqipërisë ne s’kemi me ç’të merremi me asgjë tjetër pasi do provonte vetëm pavlefshmëri të produktit të tij”.

Ai shtoi se nuk kishte lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të Presidentit.

“Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit. Ju i dëgjuat të gjitha ‘live’.

Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër.
Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve që nuk lejohet.”– tha Dervishaj.