Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen komandanti i katërt i Mossad-it në më pak se shtatë muaj – Media


Një komandant i paidentifikuar i divizionit të operacioneve speciale të Mossad ka dhënë dorëheqjen, sipas mediave izraelite.

Ai thuhet se u bë zyrtari i katërt i profilit të lartë që u largua nga Mossad në shtatë muaj që kur David Barnea u bë drejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite në qershor 2021.

Sipas një raporti të Channel 13 News, komandanti dha dorëheqjen pasi Barnea i tha atij se ai dhe zyrtarë të tjerë ishin bërë ‘barrë për organizatën’.

“Barnea donte të bënte ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti i kryesuar nga komandanti i paidentifikuar për shkak të vështirësive në funksionimin e agjentëve izraelitë jashtë vendit dhe komandanti nuk i zbatoi ato siç kërkohej”, raportoi Haaretz, duke shtuar se zëvendësi i komandantit dhe ‘një numër agjentësh gjithashtu dhanë dorëheqjen’ për incidentin.

Komandanti thuhet se është zëvendësuar. Është hera e katërt që një zyrtar i lartë i Mossad jep dorëheqjen në shtatë muaj që kur Barnea zëvendësoi Yossi Cohen si drejtor i agjencisë.

Vitin e kaluar, kreu i teknologjisë i Mossad-it, kreu i operacioneve dhe kreu i antiterrorizmit dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre për shkak të konfliktit të dyshuar me Barnean.

Barnea, i cili iu bashkua Mossad-it në 1996 përpara se të bëhej kreu i Divizionit të tij Tzomet në 2013, nënkryetari i Mossad-it në 2019-ën dhe më në fund drejtor i agjencisë në 2021, është përshkruar si një ‘makinë vrasëse’ dhe thuhet se ka kërkuar që Mossad-i t’i rikthehet kodit të heshtjes absolute, duke kërcënuar agjentët e tanishëm dhe ish-agjentë që flasin me mediat për operacionet.