Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje një 4-vjeçar, drejtuesi shoqërohet në komisariat


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Berat, ku një fëmijë ka humbur jetën. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 në fshatin Samaticë, ku 46-vjeçari Ramadan Gjozi ka përplasur për vdekje një fëmijë 4-vjeç.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”– njofton policia.