Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesja amerikane stërviti gra e fëmijë për t’u bërë kamikazë të ISIS – FBI


Një shtetase amerikane 42-vjeçare, Allison Elizabeth Fluke-Ekren, është kapur në Siri dhe është transferuar në paraburgimin e FBI-së për t’u paraqitur para një gjykate të Virxhinias javën e ardhshme, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Sipas dokumenteve të deritanishme, gruaja, që besohet të jetë një ish-mësuese, luajti një rol aktiv në ndihmën e terroristëve të Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS) për të stërvitur gratë dhe fëmijët si kamikazë në Siri. E njohur me disa emra, duke përfshirë disa arabisht, ajo gjithashtu dyshohet se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste në një kampus kolegji dhe një qendër tregtare në SHBA.

Duke cituar një raport nga një agjent special që hetoi gruan, zyrtarët amerikanë zbuluan se Fluke-Ekren dyshohet se organizoi dhe drejtonte një batalion të IS, i njohur si Khatiba Nusaybah, që përbëhej vetëm nga gra. Ajo i stërviti ato të përdornin automatikë, , granata dhe rripa vetëvrasës, sugjerojnë dokumentet, duke shtuar se mbi 100 gra dhe vajza ishin pjesë e grupit.

Gruaja, e cila udhëtoi nga SHBA në Egjipt në vitin 2008, dhe më pas përfundoi në Siri pasi kaloi ca kohë në Libi dhe Irak, dyshohet se ka qenë e përfshirë në ‘një numër aktivitetesh të lidhura me terrorizmin në emër të ISIS-it nga të paktën 2014’.