Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët e jo tregu, aventurierët po falimentojnë vendin


Presidenti Meta ka shkruar se çmimet në vend i caktojnë oligarkët e jo tregu.

Kreu i shtetit ka vërejtur rritjen e çmimit të karburantit me 8 lekë që prej fillimit të shkurtit 2022 duke bërë që çmimi për litër t’i afrohet vlerës 200 lekë.

Meta shton më tej se ndërsa Shqipëria është vendi me rrogën minimale më të ulët në rajon, çmimet sa vijnë e rriten.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se ekonomia s’mund të lihet në dorë aventurierëve që po falimentojnë vendin.

“EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi 401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër. Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!” – shkruan Meta.