Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në një deklaratë për mediet tha se kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme vendore nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësinë.
Në një deklaratë, PD thotë se janë kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” që nuk përfaqësojnë demokratët.
“Kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën.”- thuhet në deklaratën e PD-së.
Pak më herët Berisha, ndërsa futej për në Parlament tha për gazetarët se kandidatët e Bashës nuk kanë lidhje me anëtarësinë.
“Ata janë kandidatë të Lul Bravës dhe nuk kanë asgjë me anëtarësinë, që kanë kandidatët e propozuar prej tyre, më të shkëlqyerit prej tyre dhe kandidatët e fitores të shpallur tre ditë më parë.”- ishin fjalët e Berishës.