Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja mbledh Kryesinë, pritet votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit


Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e saj.

Zhvillimi kryesor i mbledhjes së kryesisë është votimi i kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki të vendit.

PD-ja ka vijuar me procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët fillimisht propozohen nga degët e bazës dhe më pas votohen në kryesi.

Në Shkodër baza ka propozuar Xhemal Bushatin. Në Rrogozhinë është propozuar Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti. Indrit Sefa në Lushnje, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku. Për bashkinë e Dibrës, strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Luan Hakën.