Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Takimi me Ceferin për finalen e parë evropiane në Tiranë dhe për procesin zgjedhor në FSHF


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Rama thotë që takimi ka qenë i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë evropiane dhe të realizimit të procesit zgjedhor të gjithëpranuar për Presidentin e FSHF-së.

Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”-shkruan Rama.