Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha pas fjalimit të tij në Kuvend ku denoncoi lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Spiropali e ironizoi Berishën duke thënë se “po i bini bravës tonë, që të dëgjojë brava juaj”, duke iu referuar kreut të PD-së Lulzim Basha.
Spirpali i ka cilësuar si fantazi pretendimet e Berishës për drogën dhe raportet ndërkombëtare për krimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Ministrja Spiropali i tha Berishës së pavarësisht ndarjes me Bashën, ata të dy janë përsëri bashkë si dikur me gjihën që përdorin.
“Unë e kuptoj atë që ju po bëni. Ju po i bini derës sonë që të dëgjojë vrava juaj. Por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe si duket as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembet. Doli pak më e fortë seç e kishit menduar.
Për t’iu kthyer asaj që ju thatë dhe për të bërë një sqarim të përgjithshëm, meqë jemi edhe në prag të një fushate zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme ku sigurisht në 7 mars biri juaj politik do të dalë e të thotë ‘bandat e Saliut, të Metës dhe të Ramës vodhën këto zgjedhje, por beteja sapo ka filluar dhe t’ja nisim nga fillimi betejës sonë kundër krimit’. Duke përsëritur këto që sapo u thanë këtu është e kotë ta paraprini.
Lëreni të bëjë fjalimin e tij kur të vijë biri politik, sepse ngjan si dy pika uji me atë që thoni ju. Ai ka mësuar kasetën tuaj dhe e përsërit. Ndryshoni ju që të kemi shpëtim. Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndarë në shtëpi të ndryshme mua më vjen në mendje një shprehje popullore: Ej moj kasolle ku na mblodhe.
Për problemet e shqiptarëve e punët e tyre ata iu kanë provuar dhe e kanë dhënë përgjigjen me votë. Biri juaj ka humbur 5 a 7 zgjedhje. E ju nga 2013 e këndej keni shënuar humbje pas humbje.
Këtë punë kemi ne me ju. Ato shifrat e krimit dhe ato ëndrrat me narko-qeveri e pushtim të drogës nga Amerika Latine, nuk ua besojnë as partnerët që keni ca probleme kohët e fundit dhe me askënd tjetër. Ky nuk është vend i krimit. Por është një vend që ka problemet e veta me krimin, por që ka vendosur në drejtësinë e ka vendosur prioritet për të luftuar krimin e organizuar të lidhur me politikën. Zero probleme me fqinjët. Shqipëria një vend luajal në marrëdhënie me fqinjët. Kur këtu vijnë presidentë të komisionit, të parlamentit evropian dhe thonë me gojën e tyre që Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat. Ata japin dhe tellalli juaj nuk e sheh. Fakti që Shqipëria është gati të ulet në tryezën e Parë Ndërqeveritare, ju nuk e dëgjoni.
Ta ketë të qartë edhe ai që s’mund të lajë mëkatet e tij duke recituar mëkatet e të tjerëve. Bashkë ishit, bashkë i keni bërë, kur sulmonit institucionet dhe bashkë jeni sot me gjuhën tuaj. Është si ajo kasollja që pavarësisht se ndahet në anekse është e njëjta. Ju, jeni jashtë kësaj pune. Nëse riformoheni, ndryshoheni që e shoh të pamundur, mund të vini këtu së bashku me birin tuaj i kthyer në një kasolle pa dyer, pa porta, vetëm me dyer blindi ku ruhet për veten e familjen e tij.”- u shpreh Spiropali.