Udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS) është vrarë gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane gjatë natës së kaluar në veriperëndim të Sirisë.
Bëhet fjalë për Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
Lajmin e dha vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili tha: “Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.”
Sipas SHBA-ve, Qurayshi dhe anëtarët e familjes së tij u vranë nga shpërthimi i një bombe.
NEW — U.S. forces & helicopters have opened fire on the surrounded house in Dayr Balut, #Atmeh.
Audio clear here:pic.twitter.com/5zDPFSOz5R
— Charles Lister (@Charles_Lister) February 2, 2022
Zyrtarët sirianë thanë se gjetën trupat e 13 personave pas bastisjes, shkruan BBC.
Presidenti Biden tha se të gjithë amerikanët e përfshirë ishin kthyer të sigurt nga operacioni, për të cilin ai deklaroi se do të “mbronte popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe do ta bënte botën një vend më të sigurt”.
Siç shkruan Reuters, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi kishte udhëhequr grupin që nga vdekja e themeluesit të tij Abu Bakr al-Baghdadi, i cili gjithashtu u vra kur shpërtheu një eksploziv gjatë një sulmi të SHBA-ve në vitin 2019.
Qyrayshi kishte mbetur kryesisht në hije që kur pasoi Bagdadin, i cili udhëhoqi grupin në kulmin e kalifatit të tij të vetëshpallur, kur ai kontrollonte pjesë të Sirisë dhe Irakut dhe sundonte mbi miliona njerëz. Që nga humbja e tij në fushën e betejës gati tre vjet më parë, grupi ka kryer sulme kryengritëse në Irak dhe Siri.
President Biden, Vice President Harris and members of the President’s national security team observe the counterterrorism operation responsible for removing from the battlefield Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi — the leader of ISIS. pic.twitter.com/uhK75WeUme
— The White House (@WhiteHouse) February 3, 2022