Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar e dënoi sot me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ky i fundit përfitoi nga gjykimi i shkuartuar dhe në fund u dënua me 3.4 vite burg vetëm për shpërdorim detyre edhe pse SPAK kërkoi 12 vite burg ndaj tij për tre akuza: ‘Korrupsion të zyrtarëve të lartë’, ‘Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’.
Në leximin e vendimit, kreu i trupës së gjyqtarëve që shqyrtuan çështjen, theksoi tetë argumente, të cilat çuan në dënimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Sipas gjykatës ka prova për lidhjen e Tahirit me të pandehurit Moisie Artan Habilaj e kjo ka bërë inflitrimin e e grupit kriminal në policinë e shtetit.
Po kështu në vendim thuhet se vërtetohet që Tahiri ka përfituar përfitime të padrejta nga Habilajt duke shpërdoruar detyrën si dhe nuk ka marrë masat e duhura për t’i dhënë eficencë të plotë policisë në luftën kundër trafikut të drogës.
8 argumentet e gjykatës
- Në ngarkim të Saimir Tahirit rezulton lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj
- Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve vendor dhe qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa në drejtim të luftimit të veprimtarie kriminale
- Shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese
- Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve me Moisi Habilaj e të tjerë në kuadër të një organizmi kriminale me këtë veprimtari
- Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të veprimtarisë së aktiviteteve të paligjshme furnizues me lëndë narkotike që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimit në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura
- Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për ti dhënë eficenses të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara dhe në kundërshtim me ligjin
- Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit
- Për rrjedhojë Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprën penale shpërdorimi i detyrës