Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Reshat Radhima, pjesëtar i grupit Habilaj


Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme pjesëtarin e grupit Habilaj, 56-vjeçarin Reshat Radhima.

Radhima u kap gjatë kontrolleve të policisë.

“Në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”-njofton policia.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e dënoi Radhëminë më 4 qershor 2021 si anëtar i grupit të Habilajve.