Kreu i PD-së Basha ka reaguar pas vendimit të gjykatës për dënimin me 3.4 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri.
Ai shkruan se kjo vërteton se akuzat e PD-së për përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike kanë qenë të vërteta.
Po kështu Basha thekson se ky vendim është dëshmi se në krye të bandës është kryeministri Rama.
Sipas kryedemokrati, Lefter Koka e Saimir Tahiri janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit e korrupsionit që ka për autor e zbatues kreun e qeverisë.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!” – shkruan Basha.