Vendosni fjalën kyçe....

Britania mban përgjegjësi për vdekjet e emigrantëve – Macron


Duke folur për gazetën rajonale franceze La Voix du Nord, presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të rriste presionin kundër kryeministrit britanik Boris Johnson për të krijuar një rrugë ligjore për në Britani për azilkërkuesit.

Duke përsëritur një vërejtje të mëparshme, lideri francez këmbënguli se ekonomia britanike mbështetet te emigrantët e paligjshëm me pagesë të ulët, të cilët bëjnë punët që britanikët thjesht nuke konsiderojnë t’i bëjnë.

“Anglezët vazhdojnë të kenë një sistem nga vitet 1980, i cili menaxhon emigracionin ekonomik përmes hipokrizisë. Nuk ka asnjë rrugë legale të emigracionit. Britania mban përgjegjësi për emigrantët që vdesin teksa kalojnë Kanalin”, tha ai.

“Anglezët duhet të artikulojnë nevojat e tyre në aspektin ekonomik dhe të rihapin rrugën drejt kërkesave ligjore për azil. Ne do të rrisim presionin,” i tha gazetës lideri francez.

Franca i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të krijojë qendra përpunimi për azilkërkuesit dhe të krijojë rrugë legale për emigrimin.

Duke folur në vitin 2021, Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se emigrantët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kalonin Kanalin nëse dëshironin të kërkonin azil në Britani.