Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 5 vite burg ish-ministri Saimir Tahiri, do bëjë 3 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar (Video)


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në dhënien e vendimit, kreu i trupës gjykuese tha se është provuar lidhja e Saimir Tahirit me Moisi Habilajn dhe grupin e tijdhe Artan Habilajn. Sipas gjykatës, Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe dhe është dënuar vetëm për shpërdorim detyre.

Vendimi është dhënë sot nga Apeli i GJKKO-së pas një seance maratonë që nisi që në orën 9 të mëngjesit. Më herët SPAK kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri i cili u akuzua për ‘Korrupsion të zyrtarëve të lartë’, ‘Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’ si pjesë e dosjes Habilaj.

Në leximin e vendimit, kreu i trupës gjykuese njoftoi se Tahiri do e vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi po me 5 vite burg po ia shndërroi dënimin në shërbim prove 3 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkuatuar.

Avokati mbrojtës nga ana e tij ka thënë gjatë gjithë gjyqit se nuk ka asnjë provë që ta lidhë ish-ministrin e Brendshëm me veprimtari kriminale.

*Video Credit: BW