Një mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Elbasan-Peqin mëngjesin e sotëm.
Drejtuesi i mjetit i ka shpëtuar flakëve ndërsa, makina është djegur pjesërisht.
Shkak paraprak për flakët dyshohet të ketë qenë një defekt teknik në makinë.
“Më datë 04.02.2022, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.