Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit, si e priti Tahiri vendimin që e dënoi me 3.4 vite burg


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me 3.4 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Ai është dënuar me 5 vite burg por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite.

Pas leximit të vendimit, Tahiri është vërejtur në disa raste duke buzëqeshur apo duke prekur syzet ndërkohë që nuk ka parapëlqyer të japë asnjë deklaratë për mediat e pranishme në seancë.

Ai madje në disa raste i ka larguar mikrofonat që i drejtoheshin me shpresën për të marrë ndonjë deklaratë.

Pas përfundimit të seancës atij i është dhënë mundësia të bëjë një telefonatë. Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin i cili u akuzua për ‘Korrupsion të zyrtarëve të lartë’, ‘Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’ po në fund ai i dënua me 3.4 vite vetëm për shpërdorim detyre.

*Video Credit: BW