Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Procesi ndaj meje në Kushtetuese bazohet në nenet e agjitacion-propagandës


Presidenti Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se procesi ndaj tij në Gjykatën Kushtetuese është bazuar në nenet e agjitacion-propagandës.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për A2 ku tha se kreu i shtetit shkarkohet vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Meta theksoi se ai dhe ekipi i tij ligjor do bëjnë çmos që të mbrojnë institucionin.

“Procesi ndaj meje është bazuar në nenet e agjitacionit e propagandës. Kushtetuta e ka të qartë se kur shkarkohet presidenti. Për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Jo shkelje të lehtë, po të rëndë. Ne do bëjmë çmos të mbrojmë deri në fund institucionin e presidentit. Presidenti gjykohet mbi aktet e tij. Ne do kemi përgjigje bazuar në ligj.” – tha Meta.